Bruksel, 28 mars – Vendet anëtare të Aleancës veriatlantike sot vendosën ta vazhdojnë mandatin e sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg deri më 30 shtator të vitit 2022.
Aleatët e shprehën mbështetjen e tyre për punën e sekretarit të përgjithshëm për “adaptim dhe modernizim” të Aleancës, qëndron në kumtesën e NATO-s.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, Stoltenberg iu falënderua vendeve anëtare për vendimin e këtillë përmes Tuiterit.
Jens Stoltenberg është sekretari i trembëdhjetë i përgjithshëm i Aleancës prej vitit 1952. Para kësaj ai ishte kryeministër i Norvegjisë dhe lider i partisë norvegjeze laburiste në vendin e tij. Ai është djali i ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe ish-ambasador i atij vendi në Jugosllavi në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar”, Torvald Stoltenberg.