Ndërhyrja ushtarake e NATO-s në konfliktin sirian do të mund ta përkeqësojë situatën dhe të sjell deri në numër më të madh të viktimave, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në një intervistë për “Bild am zontag”. “Në Siri po përballemi me tragjedi të tmerrshme njerëzore. Dikur siç ishte në Afganistan, zbatimi i forcës është vendim i duhur, por dëmet nga intervenimi ushtarak janë më të mëdha se dobia. Në lidhje me situatën në Siri, partnerët e NATO-s konkluduan se përdorimi i forcës ushtarake do ta bëjë situatën e tmerrshme më me makth”, theksoi Stoltenberg. Një ditë para mbajtjes së seancës së Këshillit NATO-Rusi, Stoltenberg u përqendrua edhe në marrëdhëniet midis Aleancës dhe Moskës. “Në seancë, NATO-ja do të kërkojë të jepet sinjal ndaj Rusisë, se nuk dëshiron eskalim dhe luftë të ftohtë”, theksoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës veri-atilantike.