Londër, 16 mars – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot e ftoi Rusinë të bashkëpunojë për rastin në lidhje me helmimin e ish spiunit të dyfishtë rus Sergej Skripal, duke porositur se Aleanca nuk dëshiron Luftë të re të ftohtë.
“Në lidhje me Rusinë posedojmë me atë që unë e quaj “qasje të dyfishtë”. Nga njëra anë bindje dhe mbrojtje, ndërsa nga ana tjetër-dialog, sepse nuk duam Luftë të re të ftohtë, nuk duam një garë të re në armatim”, deklaroi Stoltenberg për BBC.
“Rusia është fqinji ynë dhe ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi që t’i përmirësojmë marrëdhëniet tona me Rusinë”, theksoi njeriu i parë i NATO-s, duke shtuar se “izolimi i Rusisë nuk është alternativë”.
Sipas tij, Rusia në moment të caktuar do të kuptojë se është në interesin e saj që të bashkëpunojë me Aleancën dhe të mos shkojë drejt konfrontimit.
“Ne jemi të gatshëm ta bëjmë atë nëse rusët respektojnë norma të caktuara dhe rregulla themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare”, tha Stoltenberg.