Varshavë, 8 mars -Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mbrëmë nga Varshava i ka dërguar apel Rusisë ta respektojë marrëveshjen për raketat me veprim të shkurtër dhe të mesëm (INF), duke shtuar se Aleanca nuk do të përgjigjet në shkeljen e INF-së me vendosjen e raketave të reja bërthamore në Evropë.
“Patjetër të jemi të përgatitur, të planifikojmë botë pa INF. Mundet tejet sigurt të them se përgjigjja jonë do të jetë e balancuar dhe e koordinuar me të gjithë NATO-n. Nuk kemi për qëllim të vendosim raketa të reja bërthamore në Evropë”, theksoi Stoltenberg pas takimit me presidentin e Polonisë, Amzhej Duda.
Stoltenberg theksoi se Rusia tashmë po e shkel INF-në, sepse i vendos raketat e saj mobile dhe i bën thirrje Moskës ta respektojë Marrëveshjen sepse e njëjta paraqet bazë për sigurinë e Evropës.
Sekretari i përgjithshëm dje qëndroi në Poloni me rastin e 20-vjetorit të anëtarësimit të vendit në Aleancë. Stoltenberg potencoi se me Poloninë është përforcuar krahu lindor i NATO-s, por e potencoi edhe rolin e ushtarëve polakë në misionet e Aleancës në vendet e jashtme.
“Me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg kam biseduar edhe për gjendjen në Detin e Zi, në Siri dhe Lindjen e Afërt, në rajonin e Detit Baltik dhe për atë çfarë mund të pritet nga Rusia, ndërsa gjithashtu, si dhe për atë si ta ndihmojmë Ukrainën”, theksoi Duda. (koha.mk)