Nuk është e pazakontë që anëtaret e NATO-s të kenë mendime të ndryshme, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenbergu, duke menduar në refuzimin aktual të Turqisë për të mbështetur anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
“Nuk është e pazakontë në NATO të ketë mendime të ndryshme për vendime të rëndësishme. Kur ka mendime të ndryshme, kemi përvojë të madhe me këtë, ulemi dhe një gjejmë zgjidhje”, deklaroi Stoltenbergu për gazetarët gjatë vizitës në Kopenhagë.
“Ne jemi në kontakt të ngushtë me Finlandën, Suedinë dhe Turqinë. Punojmë për arsyet e shqetësimeve të shprehura nga Turqia”, shtoi ai. Stoltenberg theksoi se beson në një “vendim të shpejtë” për anëtarësimin e të dyja vendeve në NATO.
Suedia dhe Finlanda të mërkurën i parashtruan kandidaturat e tyre zyrtare për anëtarësim në NATO. Turqia ka kundërshtuar, duke akuzuar të dyja vendet se fshehin dhe financojnë “terroristë”, si dhe i furnizojnë me armë, duke folur për Partinë militante Punëtore Kurde (PKK) dhe milicinë kurde siriane (IPG), për të cilat pretendon se janë të lidhura ngushtë.