Bruksel, 20 nëntor – Mbrojtja evropiane nuk duhet të jetë konkurente e NATO-s, vlerësoi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të BE-së.
“Shumë herë i kam përshëndetur përpjekjet e mbrojtjes evropiane sepse konsideroj që projektet si mobiliteti ushtarak, fondi evropian për mbrojtje dhe mbrojtja e përhershme e strukturuar (PESKO), mund të kontribuojnë për ndarje korrekte të ngarkesës në NATO dhe të jetë plotësim i NATO-s, të ndihmojë për zhvillim të kapaciteteve të reja ushtarake dhe të ballafaqohet me fragmentin evropian tregu mbrojtës”, theksoi Stoltenberg.
Ai paralajmëroi se të gjitha përpjekjet e mbrojtjes së BE-së nuk guxojnë të jenë konkurente të NATO-s, as ta ndajnë punën e Aleancës, duke përkujtuar se Pakti është “themeli i mbrojtjes evropiane”.
“Pas Bregzitit, 80 për qind e shpenzimeve të mbrojtjes së NATO-s, do të vijnë nga vendet aleate të cilat nuk janë anëtare të BE-së”, shtoi Stoltenberg.
Sekretari i përgjithshëm përkujtoi se “gjeografia është e rëndësishme” dhe se Evropa do të rrethohet në veri të Norvegjisë, në jug të Turqisë, dhe në perëndim të SHBA-së, Kanadasë, Britanisë së Madhe, të cilat janë vende jashtë BE-së ose së shpejti do të jenë jashtë BE-së, dhe të cilat janë “të rëndësishme për sigurinë evropiane”.
“Gjeografia dhe paratë janë fakte të cilat nuk mund t’i injorojmë”,shtoi Stoltenberg.
Porositë e shefit të Aleancës për Brukselin vijnë në kohën kur Hungaria dëshiron ta përforcojë mbrojtjen e saj, që shkaktoi brengë në SHBA, e cila konsideron se vendet anëtare të NATO-s nga BE-ja së pari duhet të fokusohen në kontributet e tyre për Aleancën.
Presidenti francez Emanuel Makron kohë më parë e hidhëroi homologun amerikan Donald Tramp me deklaratën se BE-ja dëshiron ta përforcojë mbrojtjen e saj kundër kërcënimeve nga forcat e mëdha, si Rusia, Kina dhe SHBA-ja.