Bruksel, 1 tetot- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s përsëriti se dyert e Aleancës mbesin të hapura për Maqedoninë, por se të gjitha procedurat kombëtare duhet paraprakisht të përfundojnë.
“E përshëndesim votën ‘pro’ në referendumin në Maqedoni, urgjentisht u bëjmë thirrje të gjithë liderëve dhe partive që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi për ta kapur këtë moment historik”, ka shkruar Stoltenberg në Tuiter.