Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dërgoi një video mesazh pjesëtarëve të forcave të Aleancës me rastin e Vitit të Ri, ku vlerëson se Traktati i Atlantikut të Veriut është “në formë të mirë”.
“Ne jemi në formë të mirë. Profesionalizmi, përkushtimi dhe fryma juaj e solidaritetit e bëjnë të fuqishme Aleancën tonë. Së bashku do të vazhdojmë të përshtatemi në botën e paparashikueshme, të ruajmë paqen dhe ta mbrojmë sigurinë e qytetarëve tanë”, ka theksuar Stoltenberg në mesazh.
Ai thekson se këtë vit ka pasur nderin të takohet me numër të madh të pjesëtarëve të forcave të NATO-s që kanë ardhur nga “të gjitha skajet e Evropës dhe përtej Atlantikut”.
Ai në fund të mesazhit të tij, të gjithë pjesëtarëve të Aleancës ju falënderua për “punën e tyre të shkëlqyer që kanë kryer” dhe ju dëshiroi “Vit të Ri të lumtur dhe në paqe”.