Në lidhje me ndodhitë e fundit dhe me dhunën e shfaqur sot në Parlamentin e Maqedonisë, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “I shokuar nga sulmet në Kuvendin në Shkup. Të gjitha partitë duhet të respektojnë proceset demokratike dhe t’i përkushtohen dialogut, jo dhunës”, ka shkruar Stoltenberg.