Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoletenberg sot i hodhi poshtë kritikat franceze se NATO-ja është në “gjendje të vdekjes klinike”, duke theksuar se kjo organizatë përshtatet me sfidat moderne.
“NATO është e shkathët, NATO është aktive, NATO përshtatet”, deklaroi Stoltenberg para mbledhjes së presidentit amerikan Donald Tramp dhe shefave tjerë të shteteve të NATO-s në pushimoren luksoze afër Londrës.
Stoltenberg theksoi se aleatët evropianë dhe Kanadaja kanë shtuar 130 miliardë dollarë në shpenzimet e tyre për mbrojtje nga viti 2016. Sipas tij ky është vendim që është pa precedent dhe e cila e bën Aleancën më të fuqishme.
Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se NATO-ja është në gjendje të “vdekjes klinike”, duke elaboruar këtë me angazhimin e ulur amerikan dhe sjelljen e Turqisë.