Beograd, 31 janar – NATO do t’i dërgojë ftesë Maqedonisë për anëtarësim në Aleancë pas vendimit të dakorduar bashkë për kontestin për emrin në kuadër të KB-së, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg për edicionin e sotëm të gazetës së Beogradit “Politika”.
Ai, duke folur për gjendjen e sigurisë në botë dhe në Ballkan, përqendrohet edhe në vizitën e tij në Shkup edhe në aspiratat për anëtarësim në NATO.
Thotë se Aleanca mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Maqedonisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe dëshirojmë që vendi të ketë sukses në këtë drejtim, duke shtuar se ekziston impuls pozitiv për çështjen e emrit.
“Jam i lumtur që e kam vizituar Shkupin këtë muaj. Mbetemi të përkushtuar në mbështetjen e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe dëshirojmë që të ketë sukses në këtë drejtim. Kjo është në pajtim me vendimin e sjellë në Samitin në Bukuresht në vitin 2008 dhe është përsëritur në deklaratat tona në Uells dhe Varshavë. Aleatët u pajtuan se NATO do të dërgojë ftesë për anëtarësim në Aleancë pas zgjidhjes së dakorduar bashkërisht për kontestin për emrin në kuadër të KB-së. Edhe para ca kohësh pamë impuls pozitiv për çështjen e emrit”, tha Stoltenberg.
Stoltenberg thotë se angazhimi i Qeverisë për reformat është gjithashtu i rëndësishëm për NATO-n.
“Nga formimi i Qeverisë së re vitin e kaluar, pamë angazhime të ripërtëritura në reformat. Gjatë vizitës time, e inkurajova Qeverinë për të vazhduar me zbatimin e reformave të cilat do ta përforcojnë qeverisjen e së drejtës dhe institucionet demokratike. Gjithashtu i kam inkurajuar të gjitha partitë politike dhe palët e tjera të involvuara në vend që të kyçen në dialog të hapur dhe konstruktiv”, theksoi Stoltenberg.
Lidhur me gjendjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, sekretari i përgjithshëm i NATO-s konstatoi se ky është rajon me rëndësi strategjike për Aleancën.
“Mbetemi tërësisht të angazhuar, ndërsa kjo ndihmon në promovimin e stabilitetit në rajon. Ne e shohim të ardhmen e rajonit në bashkëpunimin euroatlantik dhe në integrimin e atyre të cilët e duan këtë gjë. Çdo popull ka të drejtë të vendos për të ardhmen e tij dhe të zgjedh masa politike dhe të sigurisë. Ky është parim kryesor i sigurisë evropiane – ky është parim të cilin Rusia gjithashtu e nënshkroi edhe duhet ta respektojë. Zgjerimi i NATO-s është drejtuar kundër Rusisë”, thotë Stoltenberg.
Më tej, në intervistën për “Politika” thekson se dy vende të Ballkanit Perëndimor synojnë t’i bashkohen Aleancës dhe se “NATO” i mbështetet aspiratat e të dyja vendeve dhe bashkëpunon me miqtë në Shkup dhe në Sarajevë, që t’u ndihmojmë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në NATO.”
Sipas Stoltenber NATO është e përkushtuar në përforcimin e partneritetit me Serbinë, duke e respektuar në tërësi politikën e saj të neutralitetit.
Lidhur me gjendjen e sigurisë në botë, Stoltenberg deklaroi se Aleanca është duke u ballafaquar me “situatën më komplekse dhe më të paparashikueshme të sigurisë në një gjeneratë”.