Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, me rastin e debatit për formimin e “ushtrisë evropiane”, sot paralajmëroi se mbrojta evropiane nuk guxon të përforcohet në dëm të Aleancës Veriatlantike.
“Jemi të kënaqur për shkak të përpjekjeve të rritura të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes. Është punë e mirë nëse aleatët evropianë kanë kapacitete më të mëdha, nëse më mirë bashkëpunojnë. Ajo që nuk jemi të kënaqur është që Evropa fillon të vendosë struktura të dyfishta”, theksoi Stoltenberg në Forumin “NATO-Industri” në Berlin.
Ai vlerësoi se NATO-s dhe BE-së “në fakt u duhet një sistem komandues i fortë dhe profesional.
Presidenti francez Emanuel Makron më 6 nëntor ngriti debat, duke propozuar që edhe Evropa të “të formojë ushtri personale”, që e zemëroi presidentin e SHBA-së, Donald Tramp.
Në prag të ardhjes në Francë me rastin e shënimit të 100-vjetorit përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Tramp e vlerësoi propozimin e Makronit si “ofendues”.
Makron tentoi ta bindë Trampin se propozimi nuk është drejtuar kundër Uashingtonit.