Shkup, 28 janar – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e ka njoftuar ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov se është duke u përgatitur Protokolli për anëtarësim i cili është paraparë që së shpejti të nënshkruhet nga ana e përfaqësuesve të përhershëm të vendeve- anëtare të Aleancës pas çka do të pasojë edhe ftesa deri te Dimitrovi për pjesëmarrje në ceremoninë e nënshkrimit të Protokollit.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë informojnë se Stoltenberg ka dërguar letër kthyese deri te Dimitrovi me të cilën e konfirmon se e ka pranuar letrën e Dimitrovit më 21 janar në të cilën nga ana e Maqedonisë është shfaqur gatishmëria e shtetit që të pranojë dhe respektojë detyrimet dhe angazhimet për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO.
“Me nënshkrimin e Protokollit për anëtarësim fillon faza e ardhshme e procesit të anëtarësimit, pas çka vijon ratifikimi i Protokollit në parlamentet kombëtare të vendeve anëtare të Aleancës”, sqarojnë nga MPJ e Maqedonisë. (koha.mk)