Bruksel, 8 korrik – NATO dhe Rusia nuk arritën progres të rëndësishëm lidhur me çështjen për shpëtimin e Marrëveshjes për forca bërthamore me veprim të mesëm dhe të shkurtër (INF) në bisedimet në Bruksel, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
“Nuk ka kurrfarë shenjash për progres”, theksoi Stoltenberg pas takimit me dyer të mbyllura.
Sipas tij, mundësitë për zgjidhje janë shumë të vogla nga dita në ditë, por NATO-ja nuk heq dorë nga tentimet ta bindë Moskën t’i shkatërrojë raketat “tokë-tokë” SSC-8.
Rusia me vendim të shefit të shtetit Vladimir Putin zyrtarisht është tërhequr nga Marrëveshka, pasi paraprakisht këtë e ka bërë SHBA-ja. Moska para tërheqjes ka pohuar se plotësisht i respekton të gjitha pikat e INF-së, që në periudhën e Luftës së Ftohtë i kanë nënshkruar presidentët e atëhershëm të SHBA-së dhe BRSS, Ronald Regan dhe Mihail Gorbaçov.(koha.mk)