Bruksel, 16 shkurt – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot se Bashkimi Evropian nuk mundet vetë pa NATO-n ta mbrojë Evropën.
Deklarata e tij pasoi pas ofertës së presidentit francez Emanuel Makron, që Polonia të marrë pjesë në umbrellën antibërthamore franceze në mbrojtjen e përforcuar evropiane.
“Përpjekjet e BE-së për përforcim të mbrojtjes gjithmonë janë të mirëseaerdhura…. Por nuk mund të jenë alternativë e NATO-s, t’i bëjnë konkurrencë ose t’i dyfishojnë aktivitetet e NATO-s. Franca ka armë bërthamor, por garanci e vetme e sigurisë së aleatëve evropianë janë mjetet për frikësim që i zbaton NATO dhe në të cilat ndërlidhen mundësitë e SHBA-së dhe Evropës”, theksoi Stoltenberg në intervistën për televizionin privat polak Polsat.
Stoltenberg theksoi se 80 për qind të shpenzimeve të përgjithshme ushtarake i paguajnë vendet anëtare të Aleancës që nuk janë në Evropë.
“Kjo do të thotë se BE-ja nuk është në gjendje ta mbrojë Evropën dhe se NATO është garanci e sigurisë së aleatëve evropianë”, theksoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës atlantike të Veriut.
Ai potencoi se Aleanca nuk dëshiron Luftë të re të Ftohtë nuk duam garë të re në armatim, e cila është e rrezikshme dhe e shtrenjtë.