Bruksel, 20 janar – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka përshëndetur marrjen e funksionit zyrtar të presidentit të ri amerikan Xho Bajden.
“E përshëndes inaugurimin e presidentit Xho Bajden. Sot po hapim një kapitull të ri dhe e pres me padurim bashkëpunimin tonë të ngushtë”, shkroi Stoltenberg në Tuiter menjëherë pasi Bajden u betua si presidenti i 46-të i SHBA-së.