Beograd, 15 nëntor – Vendet anëtare të NATO-s dhe ata që aspirojnë të anëtarësohen në Aleancë, siç është Maqedonia e Veriut, duhet t’i plotësojnë të gjitha standardet, përfshirë dhe ato për mënyrën e sigurt të komunikimit, thotë Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg në intervistë për “Zërin e Amerikës”, transmeton KOHA.
“Ata duhet t’i plotësojnë disa kërkesa kur bëhet fjalë për infrastrukturën civile dhe telekomunikacionin, siç është teknologjia 5G”, u shpreh Stoltenberg, duke u përgjigjur në pyetjen për shqetësimet rreth rolit të Kinës në rajon kur bëhet fjalë për përdorimin e teknologjisë së re 5G. (koha.mk)