Shkup, 3 qershor – Integrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të jetë në fokus të mbledhjes së sotme të Këshillit veriatlantik me Komitetin e integrimit të vendit në Aleancë, që mbahet në Shkup.
“Së shpejti anëtarja e 30-të e NATO-s, Republika e Maqedonisë së Veriut sot këtu është nikoqir i 29-të aleatëve”, porositi sot në fillim të mbledhjes sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili kryeson me Këshillin.
Në fjalimin e tij të shkurtë në fillim të mbledhjes së trupit kryesor të NATO-s, të obliguar për vendime politike, Stoltenberg përsëriti se Shkupi dhe Athina kanë treguar vendosmëri historike dhe kanë arritur ta zgjidhin kontestin disadekadash, duke e arritur Marrëveshjen nga Prespa.
“Kjo tregon se ndryshimi është i mundur dhe se guximi shpaguhet. Falë përpjekjeve të mëdha personave të caktuar, e disa prej tyre sot janë këtu, ju ndërtoni ardhmëri më të mirë për vendin e juaj, duke kontribuar për sigurinë rajonale dhe transatlantike dhe duke siguruar prosperitet të mëtejshëm”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Anëtarësimi në NATO është i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, por shtoi se kjo është me rëndësi edhe për rajonin dhe për tërë Aleancën. Përmendi se që prej tani vërehen përfitimet nga integrimi i një vendi në NATO, duke marrë parasysh atë që investimet e huaja në vend janë rritur pas marrjes së ftesës.
“Kjo tregon sa në të vërtetë siguria çon drejt prosperitetit”, shtoi sekretari i përgjithshëm i NATO në fillim të mbledhjes, e cila pas fjalimit të tij dhe të kryeministrit Zoran Zaev do të zhvillohet pas dyerve të mbyllura.
Kjo është vizita e parë e Stoltenbergut dhe përfaqësuesve të lartë të NATO-s në vend pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të vendit në Aleancë.
Nga shkurti kur është nënshkruar Protokolli për anëtarësim të vendit në NATO, e deri më tani e kanë ratifikuar 13 shtete-anëtare. Pritet që në qershor të hyjë në procedurë edhe në SHBA dhe të përfundojë këtë vjeshtë. Procesi i ratifikimit, së bashku vlerësojnë kompetentët, mund të përfundojë edhe para Samitit të Aleancës të caktuar në dhjetor në Londër.
Këshilli veriatlantik është trup kryesisht politik, i cili i merr vendimet në NATO. Këshilli i mbikëqyr proceset politike dhe ushtarake lidhur me çështjet e sigurisë që në ndikojnë në tërë Aleancën. e përbëjnë përfaqësues të të gjitha vendeve anëtare, ndërsa kryesues është sekretari i përgjithshëm.