Stolteberg: Në Samitin në Madrid do të bisedohet për koncept të ri strategjik të NATO-s

Rusia do të identifikohet si kërcënim më i rëndësishëm dhe më direkt për sigurinë tonë, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në prag të Samitit të Aleancës, që do të mbahet në Madrid.

Ai theksoi se në Samitin në Madrid do të bisedohet edhe për konceptin e ri strategjik të NATO-s, që për herë të parë fokusohet në Kinë dhe e njeh kërcënimin që e prezanton për sigurinë dhe vlerat e unionit mbrojtës. Sipas Stoltenbergut, 80 për qind e qytetarëve të vendeve-anëtare të NATO-s e mbështesin rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, ndërsa mbi 70 për qind e miratojnë pjesëmarrjen e vendit të tyre në këtë pakt.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës theksoi edhe se pret që të miratohen hapat e mëtutjeshëm për vazhdimin e mbështetjes së Ukrainës, si furnizimi i ushtarëve ukrainas me armë sipas standardeve të NATO-s.

Advertisements

“Lufta në Ukrainë filloi në vitin 2014 me pushtimin e Krimesë, ndërsa u thellua në shkurt të këtij viti. Mësimi i deritanishëm është se sa e rëndësishme është të kemi pajisje ushtarake të para-dërguara në zonat e cenueshme. Luftërat janë të paparashikueshme, është e vështirë të parashikosh rrjedhën e luftës. Rezultati e përcakton kombinimin e aftësive, dëshirës dhe luftimit”, thekson Stoltenberg.

Sipas tij, lufta në Ukrainë do të mund të zgjasë “me javë, muaj ose vite”.

“Me rëndësi që të jetë gati nëse prolongohet kjo”, thekson Stoltenberg, duke shfaqur shpresë se armiqësitë do të përfundojnë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Lidhur me dëshirën e Finlandës dhe të Suedisë që të bëhen anëtare të NATO-s dhe rezistencën e Turqisë, Stoltenberg shfaqi shpresë se do të arrihet zgjidhje dhe dy vendet skandinave do të jenë pjesë e Aleancës, sa më shpejtë të jetë e mundur.