Shkup, 3 korrik – Bartësja e NJZ 6 Dafina Stojanoska, sot i vizitoi fshatrat Miletino dhe Bllacë në komunën Bërvenicë ku potencoi se njerëzit këtu janë ankuar se një numër i madh i të rinjve kanë emigruar në vendet e huaja. Sipas saj, problem është edhe se të rinjtë që nuk kanë emigruar në vendet e huaja janë lënë në margjinat e zhvillimit social.
“VMRO-DPMNE si parti që do ta formojë qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë është e vetëdijshme për seriozitetin e këtyre problemeve dhe për atë obligohet se do të sigurojë kushte për punësim të më shumë se 50.000 të rinjve gjatë mandatit katërvjeçar”, theksoi Stojanoska.
Ajo porositi se VMRO-DPMNE obligohet dhe do të sjellë më shumë për të gjithë ashtu edhe për rininë në Republikën e Maqedonisë.