Cunami ekonomik, korrupsioni dhe kriminaliteti për shkak të mospasjes së ideve nga ana e pushtetit, morën konfirmimin edhe nga “Forbs”. Tani Maqedonia është në vendin e 68-të, derisa për krahasim, në vitin 2014 ka qenë e ranguar në vendin e 31-të, si më e mira në rajon, Pra tani pësojmë rënie të madhe, ka reaguar sot VMRO-DPMNE përmes zëdhënësit të saj, Naum Stoillkovski.
“Vlerësimi i ‘Forbsit’ është konfirmim për gjitha pohimet e opozitës, vërejtjet me të cilën pushteti mbeti i shurdhër dhe vazhdoi me tenderë në katër sy, marrëveshje milionëshe korruptive në çdo sektor dhe resor qeveritar. Vetëm nga viti i kaluar sipas kësaj liste të ‘Forbsit’ ka rënie prej 5 pozitave në listën e shteteve për të bërë biznes. Korrupsioni i kësaj qeverie, e cila në vend se të luftojë korrupsionin, Republikën e Maqedonisë e dërgoi në vendin e 97-të”, ka shtuar Naum Stoillkovski, zëdhënës i partisë opozitare, VMRO-DPMNE.