Tre parimet e propozuara nga VMRO-DPMNE kanë për qëllim të kthejnë drejtësinë dhe shtetin juridik në Republikën e Maqedonisë. Respektimi i të drejtës ndërkombëtare, respektimi i të drejtave themelore të njeriut dhe parimit për Prokurori publike të pavarur dhe profesionale duhet ta kthejnë besimin e qytetarëve në sistem dhe të jenë të sigurt se organet e ndjekjes nuk do të jenë dorë e zgjatur e pushtetit ekzekutiv, por para së gjithash do t’i mbrojnë interesat e shtetit dhe të qytetarëve, thekson në një deklaratë për mediat, Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
“Opinioni patjetër ta dijë cilat prej tre parimeve pushteti është i gatshëm t’i sakrifikojë? Cilët nga parimet e kërkuara në të cilën duhet të ndërtohet ligji i ri i Prokurorisë publike, Zoran Zaev dhe Renata Trenevska Deskovska duan të lëshojnë pe? A është ky parimi i ndekjes së të drejtës ndërkombëtare dhe impelementim i rekomandimeve ndërkombëtare, a është më pak i rëndësishëm për Zaevin dhe Deskovskën parimi i respektimit të të drejtave themelore të njeriut të cilët do të sjellin deri te Prokurori publike që do t’i ndjek Gjykata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ose Zaev dhe Trenevska Deskovska duan të nisen nga parimi i Prokurorisë publike të pavarur dhe jopartiake që do të mbrojë interesat e qytetarëve në vend se interesat e pushtetit?”, ka pyetur Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE. (koha.mk)