Shkup, 14 janar – Vetëm Qeveria për një qëllim, e ngatërruar në veprime kriminogjene mund të gëzohet në ndryshimin e Kushtetutës me qëllim ndryshim të emrit kushtetues, identitetit maqedonas, historisë maqedonase, dallueshmërisë së popullit të saj, ka reaguar VMRO-DPMNE përmes një komunikate të sotme për media.
“Vetëm qeveri e cila ka hipoteka serioze, mund të shkel mbi dinjitetin e popullit, deputetëve, Kuvendit, sistemit gjyqësor, vetëm e vetëm të përmbush qëllimin e vetëm të ekzistimit të saj- ndryshim të Kushtetutës dhe të emrit kushtetues të Maqedonisë. Dhe, pastaj të lavdërohet me këtë! Vetëm Zoran Zaev dhe figurat përreth pushtetit mund të krenohen me gënjeshtrat dhe brutalitetin e terrorin mbi vullnetin e popullit, ndaj vullnetit të shprehur të qytetarëve në referendumin e 8 shtatorit 1991 dhe të konfirmuar më 30 shtator 2018. Maqedonia sot është e mbështjellë në zi pasi ndjehet e shitur, e shkelur dhe e shkatërruar. Mbetet e shkruar se 81 njerëz në Parlament e ndryshuan emrin dhe identitetin, jo populli, jo qytetarët e këtij shteti”, ka thënë Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.