Shkup, 9 prill – Dje Stevo Pendarovski e ka treguar fytyrën e vërtetë edhe njëherë, tregoi se është kandidat i Zaevizmit, dhe se në të vërtetë e përfaqëson fytyrën e dytë të parasë së bashku me Zoran Zaevin, kështu u shpreh në takimin e së martës me gazetarë Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së, njofton Koha.
“Me përvojë nëpër shërbimet, Pendarovski dje në mënyrë të paturpshme në një intervistë televizive tha shumë të pavërteta, në përpjekje për të keqpërdoruar pikërisht pjesëmarrjen në media. Për vetëm një orë, Pendarovski e tregoi të gjithë Zaevizmin që po e zbaton, që e shet dhe po përpiqet ta imponojë për pesë vitet e ardhshme”, tha Stoillkovski
Sipas tij, ky është edhe një shembull prej disave, vetëm nga intervista njëorëshe pse Stevo Pendarovski është marionetë në duart e Zaevit.
“Për çdo ditë Pendarovski konfirmon se është marionetë në duart e Zaevizmit. Për Maqedoninë është shumë edhe një Zaev, Maqedonisë i duhen të drejta dhe drejtësi dhe kjo drejtësi për Maqedoninë do të fitojë”, theksoi Stoillkovski. (koha.mk)