Shkup, 21 nëntor – Masat e paraburgimit për Mile Janakievskin dhe Kirill Bozhinovski, për VMRO-DPMNE janë vetëm një shfaqe teatrale e quajtur paraburgim. Duke ju drejtuar Gjykatës së Apelit, zëdhënësi i kësaj partie, Naum Stoilovski, ju apelon gjykatësve që të dalin nga gjendja në të cilën ndodhen, me cka i udhëzon që ti marrin parasysh argumentet e mbrojtjes gjatë sjelljes së vendimit
“Gjykata dhe drejtësia nuk guxojnë të jenë pjesë e teatrit për të mbuluar paaftësinë dhe për të menaxhuar problemet reale të qytetarëve. Shoqëria e Maqedonisë për shkak të paaftësisë të kësaj qeverie u shndërrua në shfaqje reale “Paraburgim”, ku çdokush mund të arrestohet vetëm për të de-fokusuar problemet reale. Prandaj, vendimi i drejtë i gjyqtarëve të apelit me modifikimin, në lidhje me masën e paraburgimit për Janakievskin dhe Bozhinovskin, e dhënë pas 18 muaj respektim të rregullt të masave paraprake, si dhe pjesëmarrje të rregullt të gjykatësve në seanca, do të nënkuptojë ndriçimin e drejtësisë, ndriçimin e autonomisë, ndriçimin e besimit në gjyqësorin e Maqedonisë. Kjo do të thotë edhe shpresë e vogël dhe besim ndaj sistemit të drejtësisë si dhe të vërtetën për të burgosurit për ngjarjet e 27 prillit, fati i të cilëve ndodhet në tezgën e tregjeve politike në llogari të pavarësisë së gjyqësorit”, thonë nga VMRO-DPMNE