Shkup, 18 nëntor – Tradita 20 vjeçare e organizimit të festivalit për fëmijë “Ylberi”, vazhdoi edhe këtë vit. Më 17 nëntor, në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë në Shkup u mbajt edicioni i 20-të i këtij festivali. Me këtë rast, Çmimi i Publikut shkoi për Stina Azizin, ndërsa Çmimin e parë të Jurisë e fitoi Eda Kaliqi.
Ndryshe, kompozitorë dhe interpretues më të mirë të trojeve shqiptare u paraqiten në Festivalin “Ylberi 2019” në Shkup. Festivali numëron mbi 200 pjesëmarrës – një korr të fëmijëve, solistëve, pjesëmarrësve nga grupe të ndryshme të baletit, koreografë, mysafirë etj, ndërkaq që karakteri i tij edhe më tej mbetet garues.
“Ylberi” mbetet festivali i vetëm shqiptar i këtij lloji në Maqedoni, i cili aktivisht promovon vlera të mirëfillta fëmijërore përmes artit muzikor. Ky festival ka mbështetjen e gazetës KOHA dhe platformës elektronike Koha.mk, si festival që afirmon dhe kultivon vlera kulturore dhe nxitë krijimtarinë e gjeneratës së re.