Stilisti i i njohur braktis Javën e koleksionit ‘Couture’ në Paris

24

Stilisti i i njohur, Elie Saab ka vendosur të heqë dorë nga Java e koleksionit Couture në Paris. Shkak është bërë bllokimi që Libani ka vendosur për të luftuar rritjen e rasteve me koronavirus.

Saab ka vendosur të shtyjë prezantimin e koleksionit derisa të përmirësohen kushtet, për të mbrojtur ekipin e tij me më shumë se 400 njerëz.

“Koleksioni i Haute Couture është gati, por xhirimi është mjaft i komplikuar. Ne vendosëm të bënim një pushim të vogël dhe të prisnim kohën e duhur për ta xhiruar dhe për ta prezantuar atë para publikut”, tha Elie Saab Jr, drejtori ekzekutiv i markës së themeluar nga babai i tij për WWD.

Libani u ka ndaluar banorëve edhe disa nga blerjet ushqimore në përpjekje për të ndaluar rritjen e rasteve të reja, të cilat kanë çuar sistemin e tij spitalor në kaos.