Kandidati për kryetar të komunës Karposh nga ana e GROM, Stevçe Jakimovski ka pranuar humbjen dhe ka uruar fitoren kandidatit nga radhët e LSDM, Stefan Bogoev.
“Më duhet të them se Stefan Bogoev bindshëm udhëheqë dhe unë i uroj fitoren. Është e qartë se qytetarët kanë zgjedhur përralla në vend të rezultateve. Këtu do të jem prezent në skenën politike”, është shprehur Jakimovski.