Stërvitjet e veçanta të Abrashit

14

Amir Abrashi është kthyer në stërvitje të Freiburgut në kohën kur skuadra gjermane e ka të pamundur të zhvillojë stërvitje normale.

Reprezentuesi i Shqipërisë ka munguar në tri ndeshjet e fundit në Bundesligë, që janë luajtur në fund të shkurtit dhe fillim të marsit. Bundesliga ndërkohë u pezullua kurse Freiburgu u kthye në stërvitje vetëm të martën.

Abrashi ka sanuar lëndimin dhe në kushte normale është dashur të ushtrojë me gjithë skuadrën.

Por autoritetet lokale kanë lejuar Freiburgun që të mbajë stërvitje në grupe fare të vogla. Në të njëjtën kohë në fushë janë lejuar vetëm dy lojtarë dhe një trajner. Pos kësaj stërvitja është kushtëzuar me masa tjera shtesë që për qëllim kanë luftimin e përhapjes së koronavirusit.

Faqja zyrtare e Freiburgut ka njoftuar se Abrashi ka stërvitur së bashku me futbollistin Nicolak Hoefler.

“Stërvitja e parë pas pushimit është bërë në grupe me nga dy lojtarë. Ne kemi shoqëruar në stërvitje Amir Abrashin dhe Nicolas Hoeflerin. Nga fotografia e Abrashit duket që stërvitja ishte argëtuese”, ka shkruar Freiburgu në rrjetet sociale, raporton Koha.net.

“Stërvitja është mbajtur nën vëzhgimin e kujdesshëm dhe duke respektuar të gjitha kërkesat e autoriteteve që kanë të bëjnë me shëndetin”.

Abrashi 30-vjeçar luan si mesfushor defanziv dhe shquhet për angazhimin e madh. Ai kishte pësuar lëndim të kofshës në mes të muajit shkurt dhe për këtë mungoi në tri ndeshjet e fundit.

Këtë javë kanë nisur me stërvitje të gjitha skuadrat e Bundesligës gjermane.

Comments are closed.