Prishtinë, 9 janar – KFOR-i sot filloi stërvitje ushtarake në Kosovë, e cila do të zgjasë deri më 11 janar.
Burim anonim për “Kosovapress” deklaroi se stërvitja do të kontribuojë për sigurimin e mjedisit dhe lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, në pajtim me Rezolutën 1.244 të Kombeve të Bashkuara.
“KFOR-i do të ketë stërvitje dhe do të vendosë trupa në të gjithë territorin e Kosovës, të cilët do të lëvizin nëpër të gjithë Kosovën. Ushtarët e KFOR-it janë trajnuar të jenë të gatshëm për sistem të shpejtë nëse është rrezikuar siguria dhe liria e lëvizjes”, deklaroi burimi anonim për “Kosovapress”-in.