Shkup, 4 tetor -Në Poligonin e Armatës “Krivollak” sot përfundoi stërvitja ushtarake bilaterale e teta me radhë “Sfida 2018”, që e kanë realizuar pjesëtarët e ARM-së dhe Forcat e Armatosura (FA) të Republikës së Sllovenisë. Sipas rezultateve nga qitja në caqe në ajër me sistem të lehtë portativ raketor (LPRS) “Igla S” dhe qitje në caqe në tokë me aeroplanët e ВС-„Pilatus PC-9M, sllovene, stërvitja ishte vlerësuar si e suksesshme.
Siç kumtuan nga ARM-ja, stërvitja kontribuon për ndërveprimin e procedurave të pjesëtarëve të ARM-së nga batalioni për MKA nga brigada ajrore me standardet e NATO-s në mbrojtjen kundërajrore. Njëherit aktivitetet e ndërsjella të lidhura me këtë stërvitje e përforcojnë bashkëpunimin ushtarak dypalësh dhe promovohen kapacitetet e PA “Krivollak” dhe para armatave të tjera të vendeve anëtare të NATO-s për ekzekutimin e këtij lloji të aktiviteteve.
Në ditën për mysafirë të lartë, pjesëmarrësve urim u kanë shprehur zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti, zëvendësshefi i SHM së ARM-së gjeneralmajori Azim Nuredini, ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë Milan Jazbec dhe përfaqësuesi i FA të Sllovenisë brigadier Ernest Andzhdej, komandanti i Komandës së Bashkuar Operative të ARM-së gjeneralmajori Pavle Arsovski dhe gjeneralët brigadierë Orce Jordev dhe Mirçe Gjorgjovski.
Gjenerali Nuredini në fjalimin para pjesëmarrëve në stërvitje i ka porositur se taktikat e demonstruara me sukses dhe caqet e qëlluara preciz e reflektojnë bashkëpunimin e ndërsjellë ushtarak në këto njësite.