Kiev, 20 shtator – Në kushte të tensioneve me Rusinë, në Ukrainën perëndimore kanë filluar stërvitjet ushtarake që përfshijnë trupat e NATO -s.
Rreth 6.000 trupa nga dhjetëra vende do të trajnohen në operacione luftarake vetëm 25 kilometra nga Polonia, deklaroi sot Ministria e Mbrojtjes në Kiev .
Operacionet ofenduese dhe ajrore do të praktikohen gjatë manovrave vjetore SHBA-Ukrainase Rapid Trident, të cilat do të zgjasin deri të premten javën e ardhshme. Bundesveri dërgoi një vëzhgues.
Ukraina që nga vitet 90-ta stërvitet rregullisht me njësitë e vendeve të NATO -s.