Prezantim i një pjese nga pajisja e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe stërvitjes taktike të demonstrimit të pjesëtarëve të policisë u mbajnë sot në Dibër në kuadër të aktiviteteve me rastin e shënimit të Ditës së policisë.
Stërvitjen taktike të demonstrimit e kanë ndjekur ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe funksionarë të lartë në MPB, si dhe kryetarët e komunës së Dibrës, Hekuran Duka, të Mavrovë-Rostushe, Medat Kurtovski dhe të Qendër Zhupa, Arijan Ibraim.
“Kjo është një prej mënyrave si ta rindërtojmë, ta përforcojmë lidhjen midis qytetarëve dhe policisë së Maqedonisë së Veriut në nivel të partneritetit dhe bashkëpunimit, me qëllim që të kemi edhe qytet dhe shtet më të sigurt, megjithatë edhe rajon më të sigurt. Këtë stërvitje e kemi bërë si pjesë e aktiviteteve me rasti e 7 majit, Ditës së policisë së Maqedonisë së Veriut dhe pikërisht për këtë kemi dashur të ishim këtu në Dibër, të prezantohemi para qytetarëve dhe t’i nxitim të gjithë së bashku për të bashkëpunuar, megjithatë edhe t’i nxitim të rinjtë të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e policisë së Maqedonisë nga tërë ky rajon”, deklaroi Spasovski.
Ai u falënderoi kryetarit të komunës së Dibrës, mediumeve dhe qytetarëve për vizitën masive të kësaj ngjarje, si dhe pjesëmarrësve në stërvitje.
Veçanërisht kureshtarë në këtë ngjarje ishin më të rinjtë të cilët përveç që nga afër i shikuan një pjesë të pajisjes, ata donin të fotografohen me nëpunësit policorë. Ngjarja u organizua në oborrin e SHF “Penestia” përballë stacioni policor.(koha.mk)