Trajnim simulues për luftë kundër krimit kibernetik do të fillojë sot në Shkup në organizim të iPROCEEDS, projekt i përbashkët i BE-së dhe Këshillit të Evropës. Në trajnimin do të marrin pjesë hulumtues për krimin kibernetik, specialistë për forenzikë digjitale, inspektorë financiarë, prokurorë, njësite për zbulim financiar, Drejtoria për mbrojtje ë të dhënave personale (DMDHP), si dhe përfaqësues nga sektori privat – ISP (internet provajder).
Aktivitetin e organizon Zyra për program kundër krimit kibernetik të Këshillit të Evropës, përmes një projekti të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Trajnimin do ta koordinojë një ekip multinacional i ekspertëve nga Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar. Qëllimi është që të vendosen lidhje më të afërta mes bashkësive profesionale dhe hulumtuesve të krimit kibernetik, personat përgjegjës për siguri kibernetike, hulumtues financiar/zbulues dhe sektori privat.
Ky aktivitete është përsëritje e Koordinimit për krim kibernetik dhe Trajnimit për partneritet të organizuar në nivelin nacional në Tbilisi, Gjeorgji, nga 24 prilli deri më 28 prill të vitit 2017, e cila është përbërë nga 13 shtete nga Rajoni partner lindor, Evropa Juglindore dhe Turqia dhe janë përfshirë më shumë se 80 prokurorë, hulumtues të krimit kibernetik, hetues financiarë/zbulues dhe ekspertë për siguri kibernetike nga Azerbajxhani, Shqipëria, Bjellorusia, BeH-ja, Gjeorgjia, Armenia, IRJ e Maqedonisë, Moldavia, Serbia, Ukraina, Mali i Zi dhe Turqia.
iPROCEEDS është projekt i përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës për targetimin e aktiviteteve kriminele të internetit në Evropën Juglindore dhe Turqi, nën Instrumentin për ndihmë paraqasëse, i cili i mbulon Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën, Maqedoninë Serbinë, Turqinë dhe Malin e Zi. Projekti zgjat 42 muaj dhe ka buxhet 5,56 milionë euro.