Qendra për menaxhim me kriza sot do ta prezantojë pjesën përfundimtare të stërvitjes për pengimin e zjarreve pyjore, në kuadër të projektit “Sistemi i integruar për parandalim dhe paralajmërim të hershëm të zjarreve pyjore”, të cilin me sukses e zbatoi me Agjencinë japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar.
Projekti rezultoi me vendosjen e sistemit informativ të Maqedonisë për zjarre pyjore (MKFFIS), e me qëllim që të ndahen përvojat pozitive dhe rezultatet nga operativiteti i MKFFIS-së, u zhvillua Program për stërvitje të vendeve të treta.
“Ky Program ka për qëllim përforcimin e kapaciteteve rajonale për zvogëlimin e rreziqeve nga zjarret pyjore. Stërvitja e dytë dhe e fundit në nivel teknik filloi më 6 mars dhe do të zgjat deri sot, me praninë e përfaqësuesve nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Serbia dhe nga mali i Zi”, informoi Qendra për menaxhim me kriza.