Shkup, 20 shtator – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Mavrovë realizon stërvitje të pjesëtarë të ekipeve për intervenim të shpejtë – EISH pranë Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Qëllimi i stërvitjes është demonstrimi i më shumë skenarëve për gatishmëri të resurseve teknike njerëzore dhe materiale të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim ku do të testohet edhe – Udhëzim (Protokolli) për procedurë dhe veprim me ndërmarrje të masave mbrojtëse për ballafaqim me KOVID-19 të Forcave Republikane për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ekipet për Intervenim të Shpejtë dhe Forcat hapësinore për mbrojtje dhe shpëtim gjatë angazhimit të tyre në kushte të paqes dhe gjendjes së jashtëzakonshme, stërvitje, trajnim dhe ushtrime.
Të pranishëm në ngjarje do të jenë drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Adnan Xhaferovski dhe ekipet për intervenim të shpejtë për shpëtim nga fatkeqësitë e minierave, shpëtim nga gropat, shpëtim nga pyjet dhe ekipi për ndihmë të parë mjekësore i Kryqit të Kuq.