[adning id="476476"]

Stërvitja e parë civile e NATO-s “Maqedonia e Veriut 2021”

21

Shkup, 15 shtator – Në organizim të Qendrës euroatlantike të NATO-s për koordinim të përgjigjeve gjatë katastrofave (EADRCC) dhe Qendrës për menanxhim me krizat (QMK), në rajonin e Ohrit dhe Strugës, nga data 20 deri më 24 shtator të këtij viti do të mbahet stërvitja “Maqedonia e Veriut 2021”.

Qendra për menaxhim me krizat si nikoqir,  i kësaj stërvitje të parë civile të NATO-s  në vend, që njëkohësisht do të zhvillohet edhe stërvitja në terren dhe në shtab, është organizator i të gjitha aktiviteteve lidhur me stërvitjen, në kordinim me ekipin e NATO-s.

Siç lajmëruan nga QMK, hapja zyrtare e stërvitjes do të ndiqet me defile të njësive, shqyrtim promotiv i stendave dhe pikë stërvitëse, pas së cilës do të vijojë  shpëtim tregues në rrugë  simulim i aksidenteve.

Në “ditën e parashikuar të mediave” paralajmërojnë QMK, për mediumet do të mundësohet qasja  në vendin e ngjarjes  në rajonet, ku  në terren do të zhvillohet stërvitja.

Gjithë ngjarja fillon nga data 20-24 shtator është planifikuar të transmetohet drejtpërdrejtë në internet në kanalin “youtube” të NATO-s,  linqet  do të vendosen në “fejsbukin” zyrtar të Qendrës për Menaxhim me Krizat.