Sulmuesi i Manchester City-t, Raheem Sterling është në bisedime me drejtuesit e klubit për kontratën e re, ku kërkon rritje rroge. Sipas “The Times”, 23-vjeçari dëshiron që t’i përmirësojnë kushtet e pagës para se të firmosë marrëveshjen e re me kampionët e Premier League. Kontrata aktuale që ka me “Qytetarët” i përfundon në vitin 2020 dhe drejtuesit e City-t dëshirojnë që të sigurojnë shërbimet e sulmuesit edhe për disa vite të tjera. Ndaj, kanë nisur bisedimet për të arritur marrëveshjen e re. Momentalisht ai merr 175 mijë paund (bazë) në javë në “Etihad”, por lojtari dëshiron që t’i rritet paga edhe 100 mijë paund më shumë.
Përfaqësuesit e lojtarit janë në bisedime me drejtuesit e klubit kampion dhe besohet se Sterling nuk ka kërkuar që të paguhet sa De Bruyne. Mesfushori belg merr 280 mijë paund në javë dhe së bashku me bonuset dhe të drejtat e imazhit shkon deri në 342 mijë paund në javë. Në drejtimin e Pep Guardiolës, Sterling është bërë një nga yjet më të shpejtë dhe të mëdhenj të klubit anglez dhe ndaj tekniku spanjoll dëshiron që ta mbajë gjatë në ‘Etihad’.
Nëëse Manchester City do të përmbushë kërkesat e tij, atëherë ai do të kalojë sulmuesin e United, Romelu Lukaku dhe do të renditet e gjashti në listën e lojtarëve më të paguar në Premier League, pas De Bruyne, Paul Pogba, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez.
Lista e lojtarëve aktualisht më të paguar në Premier League
1 Alexis Sanchez Manchester United £350,000
2= Harry Kane Tottenham Hotspur £300,000
2= Mesut Ozil Arsenal £300,000
4 Paul Pogba Manchester United £290,000
5 Kevin De Bruyne Manchester City £280,000
6 Romelu Lukaku Manchester United £250,000
7 Sergio Aguero Manchester City £220,000
8= Mohamed Salah Liverpool £200,000
8= David de Gea Manchester United £200,000
8= Eden Hazard Chelsea £200,000
8= Riyad Mahrez Manchester City £200,000
12 Virgil van Dijk Liverpool £180,000
12= Pierre-Emerick Aubameyang Arsenal £180,000
14 Raheem Sterling Manchester City £175,000
15 Alexandre Lacazette Arsenal £170,000
16 David Silva Manchester City £160,000
17= Cesc Fabregas Chelsea £150,000
17= Alvaro Morata Chelsea £150,000
19= Daniel Sturridge Liverpool/West Brom £150,000
20 Ross Barkley Chelsea £150,000