Stereotipe për meshkujt
1. Meshkujt ndjejnë më pak se femrat
E vërteta: Hulumtimi nga universiteti Banderbilt tregon që meshkujt dhe femrat janë të ndjeshëm në sasi të njejtë. Vetëm që femrat e shfaqin atë më shumë.
2. Meshkujt nuk duan të flasin
E vërteta: Meshkujt komunikojnë në mënyrë të ndryshme prej femrave, por kjo nuk do të thotë që nuk janë komunikativ. Për meshkujt, biseda është luftë për pozitë, ndërsa për femrat mjet për të arritur afërsi dhe intimitet.
3. Meshkujt vazhdimisht mendojnë për seks
E vërteta: Edhepse thuhet që në përgjithësi meshkujt mendojnë vetëm për seks, ekspertët thonë që ky mendim nuk është i saktë. Sipas hulumtimeve të institutit Kinsi vetëm 54% të meshkujve mendojnë për seks çdo ditë, disa herë në ditë. Rreth 43% prej tyre mendojnë për seks disa herë në javë ose në muaj, dhe 4% të tjerë vetëm një herë në muaj. Megjithatë, është e vërtetë që meshkujt mendojnë për seks më shumë se femrat.
Stereotipe për femrat
1. Femrat vozisin keq
E vërteta: Ekspertët nga universiteti Bradford janë marrë mjaft me këtë mit urban. Rezultatet nga hulumtimi i tyre kanë treguar që femrat janë më të afta kur bëhet fjalë për detyra mendore dhe fleksibilitet. Gjinia më e bukur ka pasur rezultate më të mira për mbajtje në mend, kujdesshmëri dhe motorikë.
2. Të gjitha femrat duan fëmijë
E vërteta: Sigurisht që kjo nuk është ashtu. Disa femra nuk duan fëmijë – kjo është çështje që çdo çift e diskuton para martesës. Kohëve të fundit është vënë re rritja e përqindjes së grave që nuk duan fëmijë. Nga periudhe 1982 deri më 1995, përqindja e grave që kanë thënë jo së qenit nënë është rritur nga 2.4 në 6.6.
3. Gjëja e vetme që gratë duan është të martohen
E vërteta: Po, disa gra kanë për qëllim të martohen. Por, duke konsideruar përqindjen e lartë të divorceve, shumë femra vetëdijësohen që hyrja në ujërat e martesës nuk është gjë e lumtur dhe e përkryer. Poashtu, rritet edhe numri i çifteve që jetojnë sëbashku por nuk janë të martuar.