Finalja e Us Open rezervon një derbi amerikan. Në gjysëmfinalen e këtij turneu për femra, Venus Williams nuk mundi dot të kalonte pengesën Sloane Stephens, me këtë të fundit që arriti të fitonte rezultatin e përgjithshëm me sete 2-1. Numri 83 në botën e tenisit për femra, e cila vetëm pak kohë më parë nuk mund të ecte pa ndihmën e pateriace për shkak të një dëmtimi të rëndë, ka arritur të bëjë surprizën. Seti i parë u fitua nga Stephens me rezultatin 6-1. Në setin pasardhës, Willimas arrin të reagojë duke fituar me rezultatin 6-0, ndërkohë në setin e tretë dhe të fundit, Stephens pas 1 e 14 minutash arrrin të mposhtë Venus Willimas me rezultatin 7-5 duke siguruar kështu finalen e Us Open.
Në gjysëmfinalen tjetër, atë mes Madison Keys dhe Coco Vendeweghe përfundoi me rezultatin e përgjithshëm me sete 2-0. Gjithcka shumë e thjeshtë për Keys e cila e mbylli setin e parë me rezultatin 6-1, ndërsa në raundin pasardhës Vandeweghe tentoi të reagonte, fillimi ishte i mirë për të por nuk zgjatë shhumë pas kundërshtarja që kishte përballë mori sërish në patronazh lojën, duke e mbyllur me rezultanin 6-2. Gjithcka shumë e thjeshtë për 22-vjecaren Keys. Finalja e Us Open për femra do të rezervojë një derbi amerikan, atë mes Sloane Stephens dhe Madison Keys.