Stephen Hawking pranon: “Po, Zoti ekziston!”

"Pra, nëse e gjeni veten të bllokuar në një vrimë të zezë, ka ende shpresë për ju. Ndoshta një ditë Krijuesi i lartë do të shkaktojë një ndryshim të forcës së paçmueshme të vrimës së zezë dhe do t’ju lirojë juve prej saj", tha Hawking

135

E keni parë filmin “A theory of everything” (Teoria e gjithçkasë) me në qendër shkencëtarin Stephen Hawking? Natyrshëm në kohën e daljes së filmit lindi pyetja se pse Hawking nuk e kundërshtoi publikimin e atij filmi, kur ai kishte kohë që kishte deklaruar mbi ateizmin e tij. Ndërkohë fundi i filmit tregonte hapur mbi besimin e tij në Zot. Ekzistonte diçka që ngriti polemika në media vitin e shkuar. Ka diçka që bie në sy tek të gjithë personat që besojnë verbërisht në shkencë. Thuajse askush  nuk e pranon ekzistencën e diçkaje të mbinatyrshme, por kjo gjë nuk ka ndodhur me Stephen Hawking. Edhe pse ka vite që vuan nga distrofia muskulare, kjo sëmundje nuk e ka ndaluar shkencëtarin të tregojë hapur mbi besimin e tij në Zot. Këtë rrëfim e ka bërë përpara studentëve në fjalimin që mbajti në Universitetin e Kembrixhit. Ai vazhdonte të besonte se universi ishte i krijuar në një formë maksimale të inteligjencës, por pranoi gjithashtu se në gjithë vitet e tij të hulumtimit mbi krijimin e kozmosit, kishte diçka që shkonte në kundërshtim me gjithë ligjet universale të fizikës. Kjo mospërputhje sipas tij, lidhej me atë që ai e quajti “faktori Perëndia” që i ka dhënë universit formën që ai ka sot. Hawking e vazhdoi fjalimin duke thënë: “Pra, nëse e gjeni veten të bllokuar në një vrimë të zezë, ka ende shpresë për ju. Ndoshta një ditë Krijuesi i lartë do të shkaktojë një ndryshim të forcës së paçmueshme të vrimës së zezë dhe do t’ju lirojë juve prej saj”. Ndoshta këto ide ai i kishte që në momentin që filmi “Teoria e gjithçkasë” nisi të transmetohej. Ndoshta ishte vetë Hawking që mesazhin e ekzistencës së Zotit donte ta jepte fillimisht përmes atij filmi, derisa më pas ta pranonte hapur në Universitetin e Kembrixhit…

Comments are closed.