Stephanie Ard është një grua nga Gjeorgjia me një pasion vërtetë të çmendur për pesë qentë e saj. Për të ato nuk janë thjeshtë kafshë, por janë jeta e saj. Asaj i pëlqen t’i veshë bukur dhe të organizojë festa për ta. Por ajo që Stephanie pëlqen më së shumti është pikturimi i tyre duke përdorur ngjyrat më ekstravagante, nga e kuqja tek e kaltra, e deri tek krijimi i një “ylberi”. Stephanie është shumë pranë martesës, por ka vendosur të mos ketë fëmijë, pasi mendon se kështu nuk do të kishte më kohë për t’iu përkushtuar 5 “engjëjve” të saj. Ajo dëshiron që të jetë në gjendje t’i kushtojë të gjithë jetën qenushve.