Uashington, 29 tetor – SHBA dëshirojnë ta forcojnë koalicionin në të cilën lufton kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik (SHI) në Sirinë verilindore ka deklaruar funksionar i lartë anonim nga Stejt Departamenti.
Pas vrasjes së liderit të SHI-së, Abu Bakr el Bagdadi, funksionari anonim ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Tramp i cili më 6 tetor ka paralajmëruar tërheqjen e forcave amerikane nga Siria veriore me këtë nuk ka lajmëruar se Uashingtoni tërhiqet nga lufta kundër organizatës terroriste.
“Asnjëherë nuk ka qenë ideja të lëshohet misioni i ndjekjes ndaj SHI-së…Ajo është përpjekje e madhe e cila vazhdon”, ka thënë ai, transmeton KOHA.
Presidenti amerikan Donald Tramp të dielën njoftoi se El Bagdadi është vrarë gjatë kohës së bastisjes së ushtrisë amerikane në veri të Sirisë, pasi i mori jetën vetës nga shpërthimi me eksploziv në tunel.
Tramp ka thënë se 15 minuta pas vdekjes së Bagdadit, është kryer test i ADN-së ku është konfirmuar se bëhet fjalë për të. (koha.mk)