Uashington, 28 maj – SHBA-ja po i qetëson në mënyrë aktive tensionet midis Greqisë dhe Turqisë, deklaroi mbrëmë Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Methju Palmer.
Ai në video-simpoziumin të organizuar nga Fondi Gjerman Marshall u referua në çrregullimin e fundit të hapësirën ajrore greke nga ana e Turqisë, duke thënë se tensionet zgjasin me vite, por që SHBA-ja po promovon dialog midis Athinës dhe Ankarasë.
“Unë dua ta inkurajoj Turqinë t’i ulë tensionet në kufirin Greko-Turk në Aleksandopolis, i cili është në të njëjtën kohë edhe kufi turk me BE-në”, theksoi Palmer.
Gardhi i ri kufitar i Evropës i ka rritur tensionet midis dy vendeve anëtarë të NATO-s. Më parë, shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias deklaroi se kanë filluar përgatitjet për ndërtimin e gardhit, ndërsa Turqia ka kërkuar të jetë e informuar dhe t’i marrë koordinatat, por përgjigja greke ishte negative. Greqia gjithashtu paralajmëroi se rreth 400 nëpunës policie do të vendosen në kufirin greko-turk në Evros në ditët e ardhshme.