Uashington, 3 gusht – Zëdhënësi i Stejt Departamentit Ned Prajs në konferencë për shtyp tha se diplomatët rusë mund të parashtrojnë kërkesë për vazhdimin e vizave dhe se kërkesat do të shqyrtohen rast pas rasti.
“Informacionet e ambasadorit rus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Anatolij Antonov, i cili tha se Uashingtoni ka kërkuar nga 24 diplomatët rusë ta braktisin vendin deri më 3 shtator, pas skadimit të vizave, nuk janë të sakta”, kumtoi Stejt Departamenti.
Ambasadori Anatolij Antonovi nuk ka thënë nëse kërkesa e SHBA-së është shkaktuar nga një mosmarrëveshje e veçantë. “Pothuajse të ghurhë do të largohen pa zëvendësim, sepse Uashingtoni i ka ashpërsuar procedurat e vizave”, tha Antonovi në intervistën për revistën “Neshli interes” (National Interest) të publikuar të dielën.
Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit u përkeqësuan pasi presidenti amerikan Xho Bajdeni deklaroi se beson se “presidenti rus Vladimir Putini është vrasës”. Tensionet janë ulur pas bisedimeve midis Bajdenit dhe Putinit më 16 qershor, që solli deri në kthimin e investimeve nga ana e disa investitorëve të huaj në obligacionet shtetërore të Rusisë.