Uashington, 14 gusht – Stejt Departamenti sot ka dalë me paralajmërim lidhur me udhëtimet në Hong Kong, duke u thirrur në “vigjilencë të madhe për shkak të trazirave qytetare”.
Komunikacioni ajror sot është lëshuar në aeroportin në Hong Kong i cili ka qenë i mbyllur dy ditë pasi është okupuar nga demonstrantët. Autoritetet e aeroportit në Hong Kong publikuan sot se pas përleshjes mes policisë dhe demonstrantëve të cilët u mblodhën në aeroportin natën e kaluar, kanë marrë urdhër gjyqësorë me të cilën ndalohet që demonstrantë të pengojnë punën e aeroporteve.
Veçmë disa javë zgjasin protestat antiqeveritare në Hong Kong, ndërsa ishte okupuar ndërtesa e aeroportit në një nga aeroportet më frekuentues në botë.