Duhet më shumë se një vit që të realizohet në përsosmeri nga fillimi në fund një Grand Piano e markës “Steinway & Sons”, dhe kjo është arsyeja pse një vepër arti e tillë kushton 81 mijë dollarë amerikanë.
Në botë ekzistojnë 1500 piano të tilla dhe tashmë ato janë sinonimi i instrumentit muzikor par exellence. Por a e dini se për të ndërtuar një piano të tillë duhen mbi 300 njerëz dhe artizane si dhe 12 mijë pjesëza nga materialet me cilësore që ekzistojnë të cilat formojne tingullin, elegancën dhe stilin e bukurisë së pangatërrueshme të “Steinway pianos”? Është një nga pianot me të adhuruara dhe të kërkuara në botë dhe që prej vitit 1853 kur u krijua prototipi i parë, pianot “Steinway” kanë vendosur standartin më të lartë për tingullin, prekjen, bukurinë si dhe vlerën e investuar.
“Steinway piano” është më e preferuara nga artistët më të medhenj. Në 10 koncerte, 9 luhen me një piano të tillë. E konsideruar një nga pianot me fine në botë, artistë si John Lenon, George Michael, Diana Krall, Lang Lang e shumë e shumë të tjerë jo vetëm e kanë marrë në konsideratë për koncertet e tyre, por e kanë renditur ndër pasuritë e tyre më të çmuara në koleksionet e tyre. “Çdo piano tingëllon ndryshe dhe ne e duam këtë gjë”, rrëfen një prej artizanëve që merret me realizimin final të pianove. “Ne dëshirojmë ta ruajmë atë ndryshueshmëri që realizimi final të mos jetë një makinë, por një instrument unik”. Dhe rezultati është magjepsës.