Bibiana Steinhaus është bërë arbitrja e parë femër që ka drejtuar një ndeshje të Bundesligas. Ajo ka qenë arbitrja kryesore në ndeshjen midis Hertha Berlin dhe Werder Bremen pasditen e së dielës. Matthew Leckie ishte ai që shënoi golin e avantazhit për Hertha, por Thomas Delaney barazoi për Werder Bremen. Steinhaus, 38 vjeç, është emëruar në kategorinë e parë gjerman në maj pas gjashtë vitesh të kaluara në kategorinë e dytë. Në gusht, oficerja e policisë ishte drejtoi ndeshjen e Bayern Munich ndaj Chemnitzer në Kupën e Gjermanisë.
Ajo gjithashtu ka arbitruar finalen e Champions League të femrave këtë vit dhe ka qenë pjesë e Euro 2017. Të shtunën, Lorraine Watson është bërë femra e parë në futbollin skocez kur drejtoi Edinburgh City ndja Berwick Rangers në League Two.