Lojtarët e Ole Gunnar Solskjaer ishin shumë të vetëdijshëm se shanset ishin të vogla, pasi humbën ndeshjen e parë 1-0 në Old Trafford një javë më parë – por ata gjithashtu e dinin se një mrekulli e stilit të Paris Saint Germain nuk ishte jashtë diskutimit. Por, tani është shfaqur pamja intriguese e cila tregon se Solskjaer u përpoq të përzier gjërat në gjysmën e dytë duke ndryshuar formacionin e tij. Solskajer i dorëzoi Rashford një shënim taktik të shkruar me dorë, dhe me pas ta kalonte informacionin tek shokët e tij, transmeton Periskopi, përcjell gazeta Koha.
Megjithatë, sulmuesi 21-vjeçar e hodhi atë jashtë zonës së dënimit të Barcelonës, e cila, doli, të ishte një vend jo i mirë për ta hedhur poshtë atë. Portieri i Barcelonës Marc-Andre ter Stegen nuk mund t’i rezistonte tundimit të leximit të shënimit dhe e mori për të parë se çfarë shkruante.
Por, çfarë kishte shënimi për këtë? E pra, tregon se Solskjaer dëshironte lojtarët e tij në një formacion 4-4-2, në vend të 4-3-1-2 me të cilin filloi ndeshjen. Megjithëse cilësia e videos nuk është e mirë, kuptohet se shënimi thotë: Vic (Victor Lindelof), Chris (Chris Smalling), Jones (Phil Jones), Ash (Ashley Young); Jesse (Jesse Lingard), Scott (Scott McTominay), Fred, Paul (Paul Pogba); Rash (Marcus Rashford), Anthony (Anthony Martial). Rashford në ndeshjet e ardhshme duhet të jetë më i kujdeshëm në eliminimin e informacionit. Për fat të keq për Solskjaer, ky ndërrim i tij taktik nuk arriti të kishte ndonjë ndikim, pasi Barça e rezervoi vendin e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me një fitore të rehatshme.