Shkup, 12 maj – Që para tri javësh ne si Ministri e Kulturës tek autoritetet kemi dorëzuar lista të grupit të parë më të rrezikuar të punonjësve të Kulturës ndërsa ato janë punonjësit skeniko-muzikor. Personalisht pres, meqë ka vaksina dhe me dinamikë të madhe po vijon procesi i vaksinimit, që sa më parë edhe grupi i parë i punonjësve të Kulturës të vaksinohet, tha ministrja e Kulturës, Irena Stefoska.
Ajo sot pas fjalimit me rastin e Bienales së 17-të të arkitekturës në Venecie, në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve, theksoi se përveç që kanë biseduar për të punësuarit në institucione, në mendje i kanë edhe artistët e skenës kulturore të pavarur.
Ministrja beson se edhe ata ose të paktën një grup i artistëve, gjithashtu do të jetë në grupin prioritar të vaksinimit.
“Para tri javësh ne si Ministri e Kulturës kemi biseduar edhe me Ministrinë e Shëndetësisë edhe me autoritetet për të gjithë procesin e imunizimit dhe i kemi dorëzuar listat e grupit të parë më të rrezikuar të punonjësve të Kulturës ndërsa ata janë punonjësit skeniko-muzikor, kështu që nga ana jonë është bërë gjithçka duhet, vlerësimin dhe dinamikën e kryen ekipi ose Komiteti për imunizim”, tha Stefoska.
Lidhur me çështjen për punën e festivaleve, ministrja theksoi se një pjesë e festivaleve janë anuluar ndërsa diku nëse vlerësimi është i tillë, mund të mbahen por me protokolle të rrepta për punë.